Zyra e Europol në Tiranë, çfarë përfiton Shqipëria?

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 10:50 | Aktualitet
Zyra e Europol në Tiranë, çfarë përfiton

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i ftuar në “Dita Jonë” nga ku foli për hapjen e zyrës së oficerit të ndërlidhjes së Europol në Tiranë.

Lamallari theksoi se kjo është zyra e dytë në botë dhe se tashmë policia shqiptare është edhe më e besuar në raport me ndërkombëtarët.

“Është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën. Ka qenë një proces i gjatë negociatash intensive. Kjo është zyra e dytë në botë. Ka shumë interes që këto zyra të hapen edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Policia shqiptare merre përgjegjësi të plota për bashkëpunuar me Hagën. Kjo do të thotë një shkallë më e lartë profesionalizimi për policinë. Tashmë policia shqiptare është edhe më e besuar në raport me partnerët, do të ketë edhe më shumë kontakte me oficerin ndërlidhës, më shumë kanale komunikimi. Të gjitha këto çojnë në një luftë më të madhe ndaj krimit, por edhe terrorizimit. Kjo vjen si lëvizje edhe me marrëveshjen e Frontex”, tha Lamallari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos