
Brukseli heq zyrtarisht Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera nga lista e vendeve të sigurta nga koronavirusi.
Rritja e dukshme e shifrave të pandemisë në vend ka bërë që Këshilli Europian, në përditësimin e tij që ndodh çdo dy javë, të rekomandojë shtetet e Bashkimit Europian që të ngrenë nivelin e sigurisë ndaj personave që vijnë nga Shqipëria por edhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.
Rekomandimi, që është aktiv nga dita e sotme, nuk është natyrisht detyrues por merret gjithmonë parasysh nga vendet anëtare, dhe tashmë çdo shtet mund të vendosë masat e reja për hyrjen në territorin e tyre.
Përtej pasagjerëve në hyrje, Këshilli Europian nuk këshillon udhëtime në vendet e cilësuara si jo të sigurta, që nuk kanë arsye emergjence. (A2 Televizion)