Aksidenti i frikshëm i pilotit të Superbike, shpëton për mrekulli

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 14:34 | Futboll

Piloti britanik i motorëve, Luke Mossey, i ka mbijetuar një aksidenti dramatik pas të cilit fluturoi 2 metra në ajër dhe pasi ra në tokë për pak sa nuk u shtyp nga një motor tjetër.

Ai po stërvitej në pistën e “Oulton Park Race” kur humbi kontrollin e motorit dhe përfundoi 20 metra larg. Fatmirësisht pësoi vetëm një frakturë të lehtë, por konfirmoi se do të merrte ca kohë pushim për t’u rikuperuar plotësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos