Zyrtare, finalja e Championsit në stadiumin e “dragonjve”, do ketë spektatorë

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 12:58 | Futboll
Zyrtare, finalja e Championsit në stadiumin e “dragonjve”, do

Pas disa ndryshimeve, erdhi zyrtarizimi i selisë që do të mirëpresë finalen “britanike” të Champions League, midis Manchester City dhe Chelsea.

UEFA shpalli stadiumin “Do Dragao” ku zakonisht luajnë kampionët e Portugalisë, Porto, duke “eliminuar” mundësinë e stadiumit Ataturk të Stambollit, ku ishte parashikuar prej kohësh finalja, për shkak të situatës pandemike jo qetësuese në Turqi.  

Risi për finalen do të jetë edhe prania e një numri të limituar tifozësh, rreth 6 mijë, që do t’ i japin pak atmosferë eventit të shumëpritur në 29 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos