
Interi ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Diego Godin.
Ish-mbrojtësi uruguajan i Atletico Madrid prej kohësh përflitej se kishte një marrëveshje me zikaltërit dhe zërat u vërtetuan mëngjesin e së hënës.
Futbollisti 33-vjeçar i bashkohet Interit me parametra zero, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Interin dhe do të vihet në dispozicion të Antonio Contes në ditët e fundit të korrikut.
Gjithashtu këtë javë do të prezantohet me fanellën zikaltër edhe mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi. (A2 Televizion)