Zyrtare: Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 17:42 | Kosova
Zyrtare: Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë

Dy rastet e para me koronavirus janë konfirmuar në Klinikën Infektive të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se nga analizat e bëra, kanë rezultuar dy raste me koronavirus, ndërsa nuk komentoi gjendjen e tyre shëndetësore.

Një reagim lidhur me këtë zhvillim pati dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Me anë të një statusi në Facebook, kreu i shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin me përpikmëri udhëzimet e dhëna nga institucionet përkatëse.

“Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin”, shkruan Thaçi.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë ishte dhe kryeministri Albin Kurti, i cili foli në një konferencë për shtyp.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos