Zyrtare! Napoli zgjedh trajnerin, Rudy Garcia kthehet në Itali

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 21:53 | Sporte të tjera
Zyrtare! Napoli zgjedh trajnerin, Rudy Garcia kthehet në Itali

Tashmë është zyrtare! Rudy Garcia do të drejtojë Napolin. Pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje, De Laurentiis zgjodhi pasardhësin e Spallettit.

Duke qenë i lirë për muajt e fundit pasi u hoq nga pankina e Al Nasr me kërkesë të Ronaldos, 59-vjeçari tani do të kthehet në aksion.

Në të kaluarën, trajneri francez ka kaluar ndër të tjera në stolat e Lille, Romës, Marsejës dhe Lionit dhe ky është një rikthim në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos