Erzeni zyrtarizon trajnerin e ri

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 22:06 | Futboll
Erzeni zyrtarizon trajnerin e ri

Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë zyrtarizuar sot pasdite në drejtimin e pankinës shijakase për edicionin e ri 2022-2023, ish-portierin e mirënjohur durrsak, Xhevahir Kapllani.

Kapllani, i cili në karrierën e tij sportive ka luajtur edhe 50 ndeshje me fanelën e Erzenit të Shijakut, u prezantua sot para futbollistëve të skuadrës, ku të dy palët diskutuan së bashku për objektivat e ekipit.

Tekniku durrsak ka startuar sot pasdite seancën e parë stërvitore me ekipin, që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos