
Rusia është kërcënimi më i drejtpërdrejtë ndaj rendit botëror. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Japoni. Ndërsa presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i kërkoi kinës që të reagojë kundër Moskës.
“Është sot kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror me një luftë barbare kundër Ukrainës dhe paktin e saj shqetësues me Kinën si dhe thirrjen e tyre për marrëdhënie të reja, dhe shumë arbitrare, ndërkombëtare”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.
“Bashkëpunimi ynë në Ukrainë është kritik në Europë, por është gjithashtu i rëndësishëm në Paqësor dhe ne duam gjithashtu të thellojmë konsultimet tona për një Kinë më të sigurt. Ne besojmë se Kina duhet të ngrihet për të mbrojtur sistemin shumëpalësh nga i cili ka përfituar në zhvillimin e vendit të saj”, tha Charles Michel, president i Këshillit Europian. (A2 Televizion)