Zyrtari i SHBA vizitë në Serbi, Vuçiç i kërkon Chollet të nxisë Kosovën të zbatojë ujditë

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 19:11 | Kosova
Zyrtari i SHBA vizitë në Serbi, Vuçiç i kërkon

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e vazhdoi turin e tij ballkanik me një vizitë edhe në Beograd. Fillimisht u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me kryetemë diskutimi, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari amerikan ende nuk ka publikuar mesazhin që përcolli, por presidenca serbe ka dhënë versionin e saj të bisedë së zhvilluar.

Sipas një njoftimi, Vuçiç dhe Chollet diskutuan për marrëveshjen finale përmes propozimit europian, apo franko-gjerman siç njihet ndryshe.

Ndërsa Vuçiç njoftoi se kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të nxisin Kosovë “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Chollet dhe delegacioni i tij takuan kryeministren, Ana Brnabiç, dhe ministrin e jashtëm, Ivica Daçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos