Zyrtari rus tregon skenarin ku Putin mund të përdorë armët bërthamore

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 11:58 | Bota
Zyrtari rus tregon skenarin ku Putin mund të përdorë armët

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe është shprehur se Vladimir Putin nuk ka për të përdorur armët bërthamore kundër Ukrainës.

Andrei Kelin tha për BBC se përdorimin e tyre e ndalojnë rregullat ushtarake të Rusisë. Sipas këtyre rregullave, armët bërthamore nuk përdoren për konflikte si ai me Ukrainën.

“Rusia ka rregulla shumë strikte për përdorimin e armëve bërthamore. Ato mund të përdoren vetëm nëse ekzistenca e shtetit është e kërcënuar. Operacioni aktual në Ukrainë nuk ka asnjë lidhje me një situatë të tillë”, tha Kelin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos