
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ditën e shtunë një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt që duan t’i bashkohen ushtrisë.
Ky ligj u miratua disa ditë më parë nga Duma dhe tashmë pas firmës së presidentit hyn në fuqi menjëherë, duke i hapur kujtdo derën e ushtrisë.
Më herët, në ushtrinë ruse mund të regjistroheshin vetëm shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç.
Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.
Autoritetet besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë të cilët janë shumë të nevojshëm në këtë kohë, kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha në Ukrainë. (A2 Televizion)