Zyrtari ukrainas: Jemi të aftë për çdo gjë nëse Rusia vijon terrorin raketor

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 13:54 | Bota
Zyrtari ukrainas: Jemi të aftë për çdo gjë nëse

Ukraina është gati të bëjë çdo gjë nëse Rusia vazhdon terrorin e saj raketor". Kështu është shprehur ditën e sotme sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

"Ne jemi të aftë për çdo gjë. Në fund të fundit, ne nuk do të pyesim askënd asgjë që prek interesat tona, ku duhet të mposhtim armikun. Nuk do të pyesim askënd se si duhet ta shkatërrojmë armikun. Nuk mund të mos i përgjigjemi agresorit që vazhdimisht cenon territorin tonë”.

Ndërkohë, banorëve në Odessa u është bërë thirrje të largohen pasi sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike i dëmtuar nga sulmet ruse mund të marrë muaj kohë për t’u riparuar.

 “Nëse keni mundësinë të largoheni përkohësisht qytetin dhe zonat pa energji, atëherë ia vlen ta bëni”. Ishte ky mesazhi drejtuar banorëve nga Departamenti i Sistemeve Energjetike të rajonit. 

Odessa dhe pothuajse i gjithë rajoni kanë mbetur pa energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos