Zyrtarja e lartë amerikane fillon turin e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, në Tiranë më 28 prill

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 22:34 | Ballkani
Zyrtarja e lartë amerikane fillon turin e Ballkanit Perëndimor nga

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Karen Donfried do të angazhohet javën e ardhshme, nga 25 deri më 29 prill, në një tur të Ballkanit Perëndimor, ku do të vizitojë të gjithë vendet e rajonit.

Në lajmin e përhapur nga Departamenti i Shtetit, më 25 prill vendi i parë i prekur nga Donfried do të jetë Kosova, ku ajo pritet ndër të tjerat të ndjekë progresin e dialogut me Serbinë, me objektiv  “marrëveshjen mbi normalizimin e situatës dhe njohjen reciproke”.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1517233545592569856

Të njëjtën gjë zyrtarja e lartë amerikane do ta kërkojë në Beograd ditën pasuese, ndërkohë që ajo pas takimeve në Bosnje dhe në Maqedoninë e Veriut do të vijë në Shqipëri më datë 28 prill me rast të 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Uashingtonit, ku pritet të shprehë falënderimet për rolin e Tiranës në Këshillin e Sigurimit në çështjen ukrainase por edhe për të mbështetur procesin e integrimit në BE dhe Reformën e Drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos