All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1 milionë turistë në 3 muaj, kryesojnë spanjollët dhe italianët, në rritje dhe daljet e shqiptarëve

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 19:42 | Ekonomi
1 milionë turistë në 3 muaj, kryesojnë spanjollët dhe
All - Paragraf - 1

Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se ai i shkuari.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3 muajt e parë të vitit, në vend hynë mbi 1 milionë të huaj nga rreth 670 mijë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit.

All - Paragraf - 3

Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e tyre erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore.

Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend trasit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare.

Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/24/bukuroshja-e-adriatikut-cel-sezonin-turistik-ne-durres-sjell-134-turiste-franceze/
https://a2news.com/video/me-shume-turiste-te-akomoduar-hotelet-bujtinat-por-edhe-qiradhenesit-po-fitojne-me-shume-para/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos