All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“1 në 6 persona që duan bashkitë të dekorojnë del ish-bashkëpunëtor i Sigurimit”

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 21:37 | Aktualitet
“1 në 6 persona që duan bashkitë të dekorojnë del
All - Paragraf - 1

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula në intervistën me Merita Haklajn foli dhe për një fakt në lidhje me kërkesat e bashkive për të dekoruar njerëz të ndryshëm, të cilat duhet të dinë nëse ata kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit apo jo.

Sipas Sulës, shifrat flasin se 1 në 6 nga këta kandidatë rezulton të ketë qenë i përfshirë në ish-Sigurimin e Shtetit apo kanë bashkëpunuar me të.

All - Paragraf - 3

“Vëmë re që nuk vijnë të gjithë institucionet. Tashmë kanë ardhur kërkesa nga bashkitë për medaljet dhe nderimet dhe aty gjejmë goxha. Përsa u përket zyrtarëve në detyrë shifra vjen duke u ulur, kjo edhe për shkak të moshës. Po të shohësh komisionet Bezhani-Mezini janë 10% të kandidatëve që pastrohen janë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit apo ish-instancat e dhunës. Kur vjen puna tek dekoratat është 1 në 6. Sepse kanë qenë dhe funksionarë që kanë bërë dhe gjëra të mira dhe ne nuk themi mos e dekoroni, por themi shiheni dhe këtë aspekt”, tha Sula. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos