
Një në shtatë fëmijë në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit të deritanishëm që po kryejnë te nxënësit e shkollave. Përdorimi I zgjaturI telefonit dhe mjeteve të tjera elektronike është një nga shkaqet që 25% e nxënësve kanë nëvojë për syze.
Pavarësisht shqetësimit të prindërve, vetë nxënësit pranojnë qëndrimin më orë të zgjatura ne telefon apo tablet.
Në të gjitha shkollat e vendit ka nisur kontrolli I shikimit të nxënësve të arsimit 9-vjeçar. Nisma e ministrisë së shëndetësisë synon kapjen në kohë të problemeve tek fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
Kontrollet e shikimit tek nxënësit do të jenë periodike. Të gjitha rezultatet pas vizitave do te hidhen në një regjistër elektrik për të patur të dhëna të sakta për shikimin e fëmijëve të moshës shkollore. (A2 Televizion)