All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 vjetori i dëbimit të Gylenistëve nga Kosova risjell përplasjen Turqi-SHBA

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 12:38 | Kosova
1 vjetori i dëbimit të Gylenistëve nga Kosova risjell
All - Paragraf - 1

1 vjetori i deportimit të 6 Gylenistëve nga Kosova ka risjellë përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Selia Diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë, mbështet hetimin e autoriteteve, gjatë të cilit janë konstatuar 31 shkelje ligjore në operacionet e kryera nga Inteligjenca e Ankarasë.

Gjithashtu nënvizon se “presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”. Ky qëndrim mbështetet edhe nga ambasada Gjermane dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

All - Paragraf - 3

Ndërsa selia diplomatike e Turqisë në Kosovë citoi zëdhënësin e ministrisë së jashtme, i cili u kërkonte shteteve të ndryshme që mos t’i mbrojnë ndjekësit e imamit Fetullah Gylen, por t’i dorëzojnë ata tek drejtësia turke. Ankaraja e konsideron fondacionin e Gylenit organizatë terroriste. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos