Pas fustanit “maxi”, i dyti në listën e pjesëve kryesore të stilit veror vjen jumpsuiti. Është tradicionalisht në modë në çdo verë, pasi është shumë i thjeshtë për shkak se nuk na merr shumë kohë për t’u kombinuar.
Në dizajnet e propozuara nga stilistët për sezonin Pranverë/Verë 2023 gjetëm alternativat perfekte për kombinimet verore pa mundim dhe të freskëta.
Preferojmë ato prej linoje apo pambuku, ndërsa nuk e fshehim dobësinë tonë për nuancat neutrale që u bëjnë hije lëkurave të nxira dhe kombinohen lehtësisht me të gjitha ngjyrat e ndezura të stinës. (A2 Televizion)









