Të gjithë aktorët dhe këngëtarët që do t’ju prezantojmë në galerinë e mësipërme të fotove, kanë qenë shumë të famshëm kur ishin të vegjël.
Por, me kalimin e viteve dhe duke u rritur, nisën të kishin probleme me alkoolin, drogën apo ligjin.
Madje, disa prej tyre kanë ndërruar jetë në moshë fare të re. (A2 Televizion)
Aaron Carter - Vëllai i vogël i anëtarit të grupit Backstreet Boys, Nick Carter, u bë i famshëm në fund të viteve '90 si këngëtar. Në shkurt 2008 u arrestua për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe iu gjet marijuanë me vete. Brad Renfro - Ka debutuar si aktor në moshën 12-vjeçare. Ka marrë pjesë në 21 filma. Problemet me drogën i shkatërruan karrierën. Ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një mbidoze me heroinë. Brittany Murphy - Aktorja e famshme ndërroi jetë në 20 dhjetor 2009. Shumë thonë se jetën ia mori kokaina, por arsyeja e vdekjes së saj mbetet mister edhe sot. Corey Feldman - U bë i famshëm me filmin "Stand By Me" në vitin 1986. Në 2008 rrëfeu se ishte abuzuar seksualisht në moshë të re Dustin Diamond - Skriçi i serialit "Na shpëtoi zilja" u arrestua në vitin 2015 dhe bëri 4 muaj burg për një incident me të fejuarën e tij. Edward Furlong - U bë i famshëm si djali në filmin "Terminator 2". I varur nga kokaina dhe heroina, edhe pse nuk e ka pranuar kurrë. Ka pasur probleme edhe me ligjin, pasi është arrestuar dy herë për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit Judy Garland - U bë e famshme me interpretimin në filmin "Magjistari i Ozit" kur ishte 17 vjeç. Pasi u bë e famshme dhe mori disa çmime si aktore dhe këngëtare, nisi të abuzonte me alkoolin dhe amfetaminat. Ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare nga një mbidozë. Justin Bieber - U bë i famshëm në vitin 2008 falë videove në Youtube, por sjelljet e tij i kanë penguar karrierën. Lindsay Lohan - Idhulli i adoleshentëve në periudhën 2002-2006, kur u rrit nisi të abuzojë me drogën. Gjithashtu, është arrestuar për vjedhje bizhuterish. Macaulay Culkin - U bë i famshëm me filmin "I vetëm në shtëpi". Kur u rrit, nisi një proces gjyqësor ndaj prindërve mbi menaxhimin e pasurisë së tij dhe ka pasur probleme me drogën dhe qetësuesit.