10 fotot që alarmuan botën për ngrohjen globale

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 13:03 | Aktualitet

Uji që rrjedh nga një mur akulli në një sfond gri krijon një pamje fantastike për të shkrepur një fotografi, por historia pas kësaj fotoje është një histori shkatërrimi.

Akullnajat e Tokës po shkrihen me një ritëm të paprecedent për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Fotografi kanadez Paul Nicklen kujton se kur e shkrepi fotografinë në fjalë ishte gushti i vitit 2014 dhe temperaturat në Svalbard, Norvegji, ishin jashtëzakonisht të ngrohta, 21 gradë celsius.

Teksa vinte rreth cepit të një masivi akulli në ishullin Nordaustlandet, ai pa një numër të madh ujëvarash që derdheshin prej tij.

“Ishte skena më poetike, më e bukur që kam parë ndonjëherë, por ishte gjithashtu bezdisëse dhe e frikshme”, kujton ai.

Fotografia rishfaqet sot për të simbolizuar realitetet e ndryshimeve klimatike dhe u bë imazhi më i shitur i artit të bukur të Nicklen. Ajo u shfaq disa herë në National Geographic, u përdor nga Al Gore në bisedimet e tij për klimën dhe zbukuroi kopertinën e albumit 2020 të Pearl Jam "Gigaton", titulli i të cilit i referohet njësisë së përdorur për llogaritjen e masës së akullit.

Në fotogalerinë më sipër, Call to Earth e CNN, liston 10 fotografitë që ndër vite besohet të kenë alarmuar botën për krizën klimatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos