Numri i varreve në varrezën kryesore të qytetit të Mariupol-it është shtuar në mënyrë drastike. Kjo duket edhe nga disa pamje satelitore të marra së fundmi.
Qyteti-port ka qenë nën pushtimin e rusëve që nga maji dhe përpara se të pushtohej është goditur nga bombat e vazhdueshme të Moskës.
Pamjet e marra nga kompania Maxar tregojnë gjendjen e varrezës Starokrymske më 29 mars dhe më pas më 30 nëntor.
Pamje të tjera të marra nga hapësira tregojnë dhjetëra blloqe apartamentesh të shkatërruara tërësisht ose të dëmtuara rende gjatë rrethimit, që tani po shemben.
Me mijëra banesa, apartamente, ndërtesa dhe infrastruktura të tjera mbeten të shkatërruara. Ndërkohë, një "mur" i madh mbrojtës është vendosur rreth teatrit të Mariupol-it.
Godina u bombardua nga rusët në muajt e parë të pushtimit duke u marrë jetën qindra civilëve që ishin strehuar në bodrumet e tij. (A2 Televizion)




