Tentuan të vidhnin muralin e Banksy-t nga Ukraina, arrestohen disa persona

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 09:04 | Bota

Një grup njerëzish u përpoqën të vidhnin një mural të artistit të të grafitit Banksy nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë, por u ndaluan nga Policia.

Ata prenë një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi, ndërsa Policia arrestoi disa persona në vendin e ngjarjes në Hostomel dhe piktura është marrë nga autoritetet.

Grafiti ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti britanik në Ukrainë muajin e kaluar.

Grafitet janë të padëmtuara dhe policia po e mbron atë, tha në Telegram guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba.

“Këto imazhe janë  simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores sonë", tha ai.

Policia publikoi imazhe të murit të verdhë në Hostomel, me një copëz të madhe të prerë.

Banksy publikoi pamjet video të veprës së tij artistike në Ukrainë muajin e kaluar, duke shfaqur njerëz që kryejnë detyrat e përditshme në ndërtesat e shkatërruara nga granatimet në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos