10 qytetet ku jetohet më mirë në botë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 11:06 | Fotolajme

Rikthimi në normalitet pas pandemisë shumëvjeçare të Covid 19 po riformëson listën e qyteteve ku jetohet më mirë.

Jetët e përmbysura po kthehen në normalitet, së bashku me objektet arsimore, shëndetësore dhe kulturore që po përmirësohen. Sipas Indeksit Global të Jetueshmërisë 2023 të EIU, i cili përpilon listën, këtë vit rezultati mesatar global ishte më i larti në 15 vjet.

Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti austriak Vjena mori titullin e qytetit ku jetohet më mirë në rang global, bazuar në një gamë të gjerë treguesish. Qytetet që e ndjekin janë Kopenhagen, Sidnei dhe Melburni.

Qytetet e Azi-Paqësorit ishin disa nga destinacionet më të përmirësuara, me tetë nga 10 lëvizjet më të mëdha në renditje që vinin nga ky rajon. Wellington i Zelandës së Re ngjiti 35 vende për të zënë vendin e 23-të, ndërsa Auckland kapërceu 25 vende për të marrë vendin e 10.

Nga 10 qytetet që kanë zbritur më shumë në renditje, tre ishin në Mbretërinë e Bashkuar - Edinburgh, Mançester dhe Londër - dhe dy në SHBA, Los Anxhelos dhe San Diego. Shumica e qyteteve kineze ishin "gjërësisht të qëndrueshme në krahasim me rezultatet e vitit të kaluar", sipas sondazhit.

Damasku, Siria dhe Tripoli i Libisë mbeten në fund të listës, të frenuar, thotë raporti, nga trazirat sociale, terrorizmi dhe konfliktet civile.

EIU renditi 173 qytete në më shumë se 30 faktorë cilësorë dhe sasiorë në pesë kategori të gjera: stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën. Të dhënat u mblodhën më 13 shkurt dhe 12 mars.

Indeksi Global i Jetueshmërisë së 2023, 10 vendet e para

1. Vienna, Austria

2. Copenhagen, Denmark

3. Melbourne, Australia

4. Sydney, Australia

5. Vancouver, Canada

6. Zurich, Switzerland

7. Calgary, Canada

7. Geneva, Switzerland

9. Toronto, Canada

10. Osaka, Japan (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos