
Kosova raportoi 10 raste te reja me Covid-19, për një total prej 955 të infektuarish. Të shëruarit shkojnë në 691, ndërsa viktimat mbeten 29.
Të hënën, më 18 maj, Kosova hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave për frenimin e pandemisë. Këtë e bëri të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Bazuar në rekomandimin e autoriteteve shëndetësore, kalimi në fazën e dytë të rihapjes së vendit mund të vazhdojë sipas planifikimit, u tha në konferencën e përbashkët.
Në Maqedoninë e Veriut, 2 viktima dhe 17 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 1700. Koronavirusi u ka marrë jetën 97 personave. Qeveria vuri në dispozicion 18 milionë euro për të ndihmuar qytetaret. Nga ky fond do të përfitojnë kryesisht të papunët, ndërsa një pjesë e mirë do të shpërndahet në formë kuponash që mund të shpenzohen në biznese të ndryshme. (A2 Televizion)