COVID-19 në Kosovë, infektohet zyrtari i ministrisë së Drejtësisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 11:00 | Kosova
COVID-19 në Kosovë, infektohet zyrtari i ministrisë së

Një zyrtar i ministrisë së drejtësisë në Kosovë rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin. Në një deklaratë, ministria njoftoi se zyrtari në fjalë është vetë karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjithashtu, siç thuhet, janë identifikuar dhe izoluar të gjithë zyrtarët e tjerë që kanë pasur kontaktet me personin e infektuar.

Të hënën, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe disa pjesëtarë të kabinetit të tij u vetëkarantinuan për shkak të kontakteve me një të infektuar të mundshëm.

https://a2news.com/2020/05/11/vetizolohet-kryeministri-i-kosoves-albin-kurti/

Por më vonë, u konfirmua se zyrtari që u bë shkas për izolimin e Kurtit, kishte rezultuar negativ ndaj COVID-19. Në Kosovë 895 persona janë prekur nga koronavirusi, ku 657 prej tyre janë shëruar dhe 28 kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos