Vijon të ulet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 22:47 | Kosova
Vijon të ulet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Vijon prej disa ditësh trendi ulës i numrit të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina në Kosovë.

Në raportimin e përditshëm për shtyp, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri me dije se nga 196 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit 11 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Rastet e reja me koronavirus janë regjistruar në komunat e Vushtrisë, Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt.

Deri në këto momente në Kosovë, që nga nisja e pandemisë janë infektuar me koronavirusin e ri 895 persona, 28 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos