
8 viktima dhe 453 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë.
Krahasuar me ditën e djeshme, vihet re një rritje e fataliteteve, por dhe e numrit të infeksioneve ditore. Vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina me 183 raste.
Lajm i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 483 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në mbi 35 mijë.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është afro 48 mijë, prej të cilave mbi 11 mijë janë aktive. (A2 Televizion)