Tentuan të grabisin bankomatin në Prishtinë, plagosin policin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 12:52 | Kosova
Tentuan të grabisin bankomatin në Prishtinë, plagosin policin

Një efektiv i policisë së Kosovës mbeti i plagosur gjatë përleshjes me një grup grabitësish që po tentonin të vidhnin një bankomat në Prishtinë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen Veternik, kur persona të maskuar po tentonin të hapnin bankomatin për të marrë prej aty paratë.

Policia u njoftua për ngjarjen dhe shkoi menjëherë në vendngjarje, por hasi në rezistencën e armatosur të personave që qëlluan me armë ndaj tyre, duke lënë të plagosur efektivin.

Polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që kanë nisur dhe hetimet për kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje të rëndë, reagoi dhe kryeministri Hoti i cili pasi i uroi shërim efektivit të policisë kërkoi vënien, sa më parë, përpara drejtësisë të autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos