100 milionë dollarë në oborrin e shtëpisë, gjendet rastësisht guri i çmuar

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 15:16 | Lifestyle
100 milionë dollarë në oborrin e shtëpisë, gjendet

Autoritetet në Sri Lanka raportojnë se guri më i madh i zafirit ndonjëherë, është gjetur krejt rastësisht në oborrin e një shtëpie.

Ata e kanë mësuar lajmin nga një person, i cili e gjeti zafirin në oborrin e shtëpisë së tij teksa bashkë me disa punëtorë po gërmonte për të hapur një pus.

Ekspertët thonë se guri ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe peshon rreth 510 kilogramë.

"Unë kurrë më parë nuk kam parë një gur kaq të madh. Ky është formuar ndoshta rreth 400 milionë vjet më parë", tha për BBC Gamini Zoysa, gjeolog i njohur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos