"100 orët e natës" një vepër për adoleshentët, bullizmin dhe pasiguritë e moshës

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 17:37 | Aktualitet
"100 orët e natës" një vepër për

Ajo është një 15 vjeçare që lundron në pasiguritë e moshës. E gjendur përballë indiferencës së prindërve që i janë dedikuar karrierës, por edhe përballë bullizmit të bashkëmoshatarëve që nuk e kuptojnë,

Emilia de Wit dëshiron të arratiset. Ajo shkon drejt ëndrrës amerikane. Po sa e vështirë është t’ia dalësh e vetme? Kjo është një nga pyetjet kryesore të romanit ‘100 orë të natës’, një roman i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës e që gjen tanimë edhe lexuesin shqiptar.

Bullizmi një shqetësim i madh i botës sot është një nga tematikat e tjera që përcjell shkrimtarja Anna Woltz.

Ndonëse ëndrra amerikane është një zgjidhje e heroinës 15 vjeçare të librit që dëshiron të shpëtojë nga thumbimet e shokëve, Emilia de Wit kupton se familja është ajo çfarë vlen të vlerësohet. Ndaj përkthyesja sugjeron që kjo vepër të gjejë edhe vëmendjen e të rriturve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos