100 udhëheqës botërorë angazhohen t’i japin fund shpyllëzimit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 10:31 | Bota
100 udhëheqës botërorë angazhohen t’i japin fund

Më shumë se 100 udhëheqës botërorë angazhohen t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, në atë që konsiderohet si marrëveshja e parë e rëndësishme e samitit të klimës në Glasgou.

Mes firmëtarëve të “Deklaratës së Glasgou për pyjet dhe Tokën” janë Xi Jinping, Vladimir Putin dhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, nën udhëheqjen e të cilit është intensifikuar shpyllëzimi i Amazonës.

Për përmbushjen e synimit, do të përdoren 19,2 miliardë dollarë, fonde publike dhe private. Kryeministri i Britanisë së Madhe dhe organizatori Boris Johnson do ta cilësojë ujdinë që do të firmoset të martën, si një marrëveshje historike për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve të tokës.

Ekspertët e mirëpritën vendimin, por paralajmëruan se një ujdi e ngjashme në vitin 2014, kishte dështuar të ngadalësonte shpyllëzimin dhe se këtë herë premtimet duhet të mbahen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos