Jahti i Bill Gates pranë brigjeve turke Jeff Bezos dhe partnera Lauren Sanche. Edhe Bezos ndodhet me pushime në Turqi dhe ishte i ftuar në ditëindjen e Gates. Bezos dhe Gates janë miq të vjetër. Të dy jetojnë në të njëjtën lagje në qytezën Medina në Siatëll.
Bill Gates u vu në qendër të kritikave, për emetimet e karbonit të lëshuar nga jahti dhe helikopteri i tij, të cilët i përdori gjatë festës luksoze për 66-vjetorin e lindjes.
Media turke, “Daily Sabah” raportoi se miliarderi, i zbritur së fundmi në vend të katërt në listën e pasanikëve të botës nga “Forbes”, organizoi një festë në një resort pranë Bodrumit në Turqi. Ai përdori një helikopter për të transferuar të ftuarit – mes të cilëve ishte edhe miku dhe miliarderi tjetër, Jeff Bezos – nga jahti në resort.
Gates dhe një pjesë e mirë e miqve të tij po kalojnë pushimet në Detin Mesdhe pranë brigjeve turke. Vetë themeluesi i Microsoft ka marrë me qira një jaft me vlerë 1,8 milionë euro në javë. Mediat turke raportuan se festimet zgjatën rreth katër orë dhe në të u konsumuan fruta deti, sushi dhe pica, por edhe shumë shampanjë. “Daily Sabah” shtoi se stafi që shërbeu në festë nuk u lejua të mbante telefonat, për të ruajtur privatësinë e të ftuarve.
Por shumë përdorues të rrjeteve sociale i kanë kritikuar dy miliarderët, Gates dhe Bezos, për faktin që, ndërsa mbajnë leksione për të luftuar ndryshimet klimatike, udhëtojnë duke përdorur mjete si jahte luksoze dhe avionë e helikopterë privatë, që konsumojnë shumë karburant dhe emetojnë gazra të dëmshëm. (A2 Televizion)