All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shembet ndërtesa 22-katëshe në Nigeri, raportohen dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 07:51 | Bota
All - Paragraf - 1

Shembja e një pallati në ndërtim e sipër në qytetin nigerian të Lagosit iu mori jetën 4 punëtorëve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe deri tani kanë shpëtuar 4 persona, por numri i të bllokuarve është shumë i madh kështu që ekziston frika që bilanci i viktimave do të rritet ndjeshëm.

All - Paragraf - 3

Pallati 22-katësh është shembur në mënyrë të papritur dhe për këtë arsye ka nisur një hetim i gjerë për zbulimin e shkaqeve dhe përgjegjësve për këtë tragjedi. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos