100 vjet marrëdhënie, SHBA thërret Alibeajn si përfaqësues të opozitës

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 10:48 | Politikë
100 vjet marrëdhënie, SHBA thërret Alibeajn si

Në aktivitetin e organizuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ku ishte i pranishëm dhe ish-sekretari Mike Pompeo, si përfaqësues i opozitës ishte ftuar Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë lëkundje në marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

“SHBA është një mik i vyer. PD-ja vlerëson asnjë lëkundje në marrëdhëniet e saj me SHBA-në. Ka njerëz që kanë humbur rrugën në oborr dhe duan të humbasin edhe rrugën e Shqipërisë ndaj Amerikës”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos