Berisha në Lezhë: Sorosi, mafia më e rrezikshme ndërkombëtare, ju kanë kërcënuar

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 17:10 | Politikë
Berisha në Lezhë: Sorosi, mafia më e rrezikshme

Sali Berisha ka vijuar në Lezhë turin e tij të takimit me demokratët para zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike më 22 maj.

Nga ky qytet, ai u shpreh se Sorosi është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.

“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve. Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral.

Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”, tha Berisha.

Ai u shpreh se të gjitha këto kanë dështuar. “Ne arritëm në një betejë epike kundër autokracisë, e cila kërkonte të mos kishte opozitë në Shqipëri”, tha Berisha nga Lezha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos