100-vjetori i orkestrës filarmonike të Beogradit, Serbia feston edhe në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 11:10 | Aktualitet
100-vjetori i orkestrës filarmonike të Beogradit, Serbia feston edhe

Përkundrejt trazirave në veri të Kosovës, Tirana do të presë orkestrën filarmonike të Beogradit në Teatrin e Operas dhe Baletit. “Sepse muzika është një gjuhë universale”, thotë drejtoresha e këtij institucioni mikpritës, Abigela Voshtina.

Plani për të realizuar këtë koncert ka nisur shumë më herët dhe lajmi i kësaj të enjteje do të jetë Zubin Mehta, një  nga dirigjentët më të njohur në botë që mbërrin në Tiranë në drejtim të orkestrës së Beogradit.

Programi është përcaktuar tanimë. Dhe për 100-vjetorin e krijimit të saj orkestra filarmonike e Beogradit e feston kështu në Ballkan.

Pas Beogradit dhe Tiranës, kjo orkestër e vijon turin më pas edhe në Shkup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos