
Gjenden 30 granata difensive në fshatin Ballë, Njësia Administrative Ballaban Bashkia Këlcyrë. Vendi i zbulimit të granatave, të cilat janë gjetur nga punonjësit e Rruga Urës që po ndërtonin një rrugë në këtë fshat, është rrethuar nga policia.
Pranë vendit ku u gjetën granatat ndodhej një banesë, anëtarët e së cilës janë evakuuar. Ndërkohë, pritet që të vijnë forcat xheniere në vendngjarje për të operuar më tej për evadimin apo shpërthimin e kontrolluar të tyre.
Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)
Përmet/Informacion paraprak