
“Ai ka shumë kohë që është nisur për të ardhur, por nuk ka mbërritur ende. Se si ndodh që njeriu të niset dhe të mos mbërrijë, kjo është specifikë e botës shqiptare, e cila ka haraçe të mëdha si duket për t’i paguar të kaluarës së afërt dhe stopimit të madh që i është bërë te ne ndryshimeve dhe pluralizmit kulturor”.
Kështu e nisi rrëfimin e tij për Arshi Pipën, studiuesi dhe shkrimtari Primo Shllaku, që më së shumti e vlerësoi Arshi Pipën si një nga ata që i dhanë një gjuhë tjetër kritikës, por që ende sot censurohet.
Duket sikur koha ka ndalur për librin e intelektualin dhe Shqipëria sot e lirë të komunikojë me botën ende nuk e ka njohur gjuhën e Pipës.
Në 100-vjetorin e lindjes së poetit, prozatorit dhe kritikut Arshi Pipa nuk munguan as kujtimet personale. (A2 Televizion)