Është koha për pushime e në çantat e plazhit nuk mund të mungojnë librat, e sidomos në zonat bregdetare shqiptare, ku libraritë janë të pakta dhe dëshira për t’u arratisur në një botë joshëse si letërsia është e madhe.
A2 do t’ju prezantojë disa tituj, ju zgjidhni ato që ju përshaten. Aida Baro, kryeredaktore e botimeve Pegi, rekomandon librin “Nga veranda jote duket shtëpia ime”, e autorit Elvis Malaj.
Në një intervistë që vetë shkrimtari ka dhënë për RAI në Itali, ndërsa emri i tij ishte ndër më favoritët e çmimit Strega, ai tregon se ky libër i përket jo vetëm dy kulturave me të cilat ai është rritur.
Shkrimtari Elvis Malaj thotë: “Titulli ka dalë nga ideja e perspektivës që të ofrojnë tregimet në të. Është një titull që përfshin sa Italinë, po aq edhe Shqipërinë. Në mënyrën si tingëllon është shumë shqiptar, por në përballje të dy kulturave dhe vendeve duhet të them se është një titull që tregon edhe marrëdhënien mes dy vendeve. Nga Italia mund të dallosh Shqipërinë dhe nga Shqipëria mund të tregosh me gisht apo ta dallosh me sy të lirë Italinë”.
Kultura e tjetrit dhe lufta kundër racizmit kanë qenë vërtet tema të aktualitetit këto kohë, por koronavirusi nuk mbetet prapa. Ky virus solli në vëmendje një libër që është shkruar 40 vite më parë, në të cilin flitej për një virus që do të shpërndahej në botë nga qyeti kinez Wuhan. Etelina Nikolla, megjithëse redaktore e Dean Kutz në shqip, ka mbërritur në këtë takim edhe me një tjetër sugjerim.
A2 mirëpritet edhe në zyrën e Ombra GVG. Aty, Vasilika Tafa, themeluese e një misioni për librin dhe lexuesin, na pret me tryezën plot tituj të rinj. Botuesja nuk harron të sjellë në vëmendje edhe titullin më të shitur të stendës, atë të argjentinasit Andahazi, “Dashnorët poshtë Danubit”. Një nga përkthimet e fundit nga titujt francezë është edhe libri historik “Kismeti”.
Ndërsa fati i shqiptarit që themeloi Egjiptin vjen në shqip nga Enton Bido. (A2 Televizion)
