102 dollarë në minutë, rroga e pabesueshme e yllit të basketbollit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 11:21 | Sporte të tjera

Stephen Curry, basketbollist i Golden State Warriors, me të cilët ka fituar 3 tituj kampion në NBA, ka rinovuar kontratën për 4 sezone, gjatë të cilave do të fitojë plot 215 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë, 33-vjeçari bëhet lojtari i parë në NBA që nënshkruan dy kontrata me më shumë se 200 milionë dollarë në karrierë.

Llogaritë janë marramendëse: Nga kontrata e re, Curry do të fitojë 53,7 milionë dollarë në vit, që do të thotë 147 159 dollarë në ditë ose 6132 dollarë në orë, ose 102 dollarë në minutë.  

Sezonin e kaluar, Curry ka qenë pikëshënuesi më i mirë i sezonit të rregullt (32 pikë për ndeshje) dhe doli i treti në votimet e lojtarit më të mirë (MVP). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos