Një tjetër shtet shkruan historinë në Olimpiadë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 09:14 | Sporte të tjera
Një tjetër shtet shkruan historinë në Olimpiadë

Burkina Faso mori sot medaljen e parë në histori në një Olimpiadë, me Hugues Fabrice Zango që fitoi medaljen e bronztë në kërcimin trehapësh.

28-vjeçari, i cili mori medalje të bronztë edhe në Kupën e Botës të zhvilluar në Doha, në vitin 2019, kërceu 17,47 metra për t’u ngjitur në shkallën e tretë të podiumit.

Medalja e artë shkoi për portugezin Pedro Pichardo (17,98 m), ndërsa ajo e argjendit u fitua nga kinezi Zhu Yaming (17,57 m).

Me këtë medalje të fituar, Burkina Faso bëhet shteti numër 100 që fiton të paktën një medalje në Lojërat Olimpike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos