109 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 20:42 | Ballkani
109 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1486 testime për COVID-19 dhe prej tyre 109 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 3 viktima nga COVID-19, duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetës në 609

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 14,871 persona të infektuar me Sars-Cov-2, rreth 12 mijë prej të cilëve janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos