
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë mesazhe për festën e pavarësisë. Nga Vlora, kreu i shtetit bëri thirrje për reflektim dhe bashkim për të mirën e vendit.
“Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve. Është flamuri i Ismail Qemalit, po është edhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian. Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë, me patriotizëm, për të mirën e Shqipërisë”, deklaroi Meta. (A2 Televizion)