Kuvendi i 11 dhjetorit, dega e PD në Elbasan konfirmon se 67% e delegatëve firmosën pro

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 10:38 | Politikë
Kuvendi i 11 dhjetorit, dega e PD në Elbasan konfirmon se 67% e

Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë se Partisë Demokratike, sekretari i  i degës së Elbasanit, Bledi Himçi, ka bërë me dije se 67% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, përmes mbledhjes së firmave të delegatëve.

Në mbështetje të kësaj shifre, përfaqësuesi i PD Elbasan, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave 272 emrat, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor, si dhe funksionin e tyre në strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike, të thërritur pikërisht nga 1 e katërta e delegatëve sipas statutit, më datën 11 dhjetor”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos