12 të infektuar me koronavirus, mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 09:55 | Aktualitet
12 të infektuar me koronavirus, mbyllet Shtëpia e Fëmijës

Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në qytetin e Vlorës. Sikurse raportohet nuk do të ketë hyrje-dalje nga institucioni.

Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dyjavore.

Mbyllja bëhet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për shkak të rasteve me Covid të konfirmuara në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.

Në përgjigjet e tamponëve të djeshëm, janë konfirmuar pozitivë 4 fëmijë. Në total numri i të prekurve nga ky institucion shkon në 12 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos