Në çdo përvjetor të pavarësisë nuk mungon kurioziteti se ç'pamje do të ketë dhe simbolika “Newborn” në zemër të Prishtinës. Kësaj here autori i tij Fisnik Ismaili sjell thirrjen, “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime dhe shpërfillje”.
“Sivjet ‘NEWBORN’ synon te prekë një çështje fort të ndjeshme dhe shpesh të lënë mbas dore: viktimat e përdhunimit gjatë konfliktit dhe gjithë mundin e tyre për t’i kapërcyer vuajtjen dhe poshtërimin e përjetuar”, thuhet në kumtesën e afishuar në Facebook.
Teksa ka përkujtuar që çdo shtet e komb është përballur me këtë çështje të paktën një herë gjatë historisë së vet, “NEËBORN” ka përkujtuar viktimat femra që përdhunohen dhe ato që i vuajnë paragjykimet dhe vështirësitë e të pranuarit në shoqëri. (A2 Televizion)