13 viktima dhe 100 të plagosur nga vullkani Semeru

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 08:36 | Bota

Përkeqësohet bilanci i viktimave dhe të lënduarve si pasojë e aktivizimit të vullkanit Semeru në Indonezi.

Sipas autoriteteve deri në këto momente 13 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 100 të tjerë janë plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë dhe mbi 1000 banorë të tjerë të zonës u evakuuan.

Semeru, vullkani në malin më të lartë të ishullit Java u aktivizua të shtunën, duke hedhur hi dhe mbetje vullkanike në provincën lindore. Mijëra banorë u larguan të terrorizuar pasi ai është një ndër vullkanet më aktive në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos