Tensionet në Ukrainë, caktohet data e takimit Biden-Putin

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 18:33 | Bota
Tensionet në Ukrainë, caktohet data e takimit Biden-Putin

Takimi i shumëpritur midis presidentit amerikane Joe Biden dhe homologut Rus Vladimir Putin ka një datë tashmë të caktuar. Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i pohuar edhe nga burime amerikane, takimi virtual do të mbahet ditën e martë, në një orar ende për t’u përcaktuar.

Edhe pse problematikat midis dy vendeve janë të shumta, është e qartë që diskutimet e të martës  do të përqendrohen tek tensioni gjithmonë m i lartë në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.

https://a2news.com/2021/12/03/tensionet-rusi-ukraine-kievi-ne-alarm-lufta-mund-te-nise-ne-fund-te-janarit/

Në mediat ndërkombëtare, që kanë marrë informacione të shërbimeve sekrete perëndimore, më shumëse 90 mijë ushtarët e Moskës janë pozicionuar në kufi, ndërkohë që ditën e djeshme autoritetet ukrainase deklaruar hapur që Rusia po përgatit një operacion të madh ushtarak në territoret ukrainase të lindjes, të vetëshpallura të pavarura.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/04/ruset-shoqerojne-avionin-spiun-amerikan-intensifikojne-stervitjen-ne-kufi-me-ukrainen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos