Hi dhe tym deri në 12 km lartësi, panik mes banorëve pas shpërthimit të vullkanit

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 12:36 | Bota

Një vullkan ka shpërthyer në Malin Semeru, të Indonezisë, me hirin që është ngritur rreth 12 km lartësi dhe banorët që janë evakuuar nga zona.

Në Twitter shihen video dramatike të reve të mëdha gri që kanë përfshirë malin, ndërkohë që banorët në panik dëgjohen duke bërtitur.

Mali Semeru ka shpërthyer edhe në janar të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos